Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Gjithçka lëviz….

Barie Çupi-Gjithçka lëviz….

Kam parë sesi lëkunden malet,

mosha e tyre si një pëlhurë e vjetëruar,

zëra e pëshpërima ndjenjash ngatërruar,

rrjetash të merimangave….

kam ndier si zbrazen vitet,

ndërsa ëndrrat gjys’shekullore këputen gjunjësh,

froni i qiellit tek gostitet,

me dëfrimet e ëmbla të natës,

dhe ujit tokën,

me lotin e vashave të bukura…

Aty ku rreh një zemër

asgje nuk duket monotone.

gjithçka lëviz,

e në çdo sekondë lëviz ndryshe,

të gjithë kënaqen edhe me një dritëhije,

që gjurmësh fshehurazi na ndjek e brinjësh na bie,

ndërsa i ankohemi kohës,

për dobësinë e zemrës,

në fakt duhet t’i ankohemi vetes,

kthejmë kokën pas,

shohim në krah dhe kërkojmë përgjigje fatit.

Fat është të pranosh veten,

realitetin…

sepse në çdo portë të pakyçur,

ka patjetër një dorezë që duhet lëvizur.

Fuqinë e të mirës,apo të keqes,

e zotërojnë zemrat,

ndoshta rebelimi zotëron ndërgjegjen,

ndërsa gjithmonë do të jetë një dikush,

të të sjellë kundërhelmin e dhimbjes…

e si guackë kërmilli bëhet pastaj kockore zemra,

me heshta t’i gjuash,

me fjalë ta vrasësh,

lëre në të ftohtë,

digje në zjarr,

harroje në errësirë,

në mes të detit

zemra ka frikë vetëm ajrin,

frymën e pamjaftueshme për jetën,

edhe një shkëmb rrëzohet nga një gërryerje e madhe,

por një zemër ka energjinë bërthamore,

nëse nuk ndihet vetëm.

Ajo t’i mbyll edhe sytë nëse don,

elektriciteti i saj

i jep kuptim orës që punon,

avuj të ngrohtë sërish fillon e prodhon,

edhe kur një lëngim zgjat vite pafund…

sepse një zemër është superfuqi e shpirtit ,

e një shpirti të lirë plot ajër,

…që nuk e kap dot askund.

E nëse do kemi “zemër”,

gjithçka do jetë në lëvizje,

asgjë nuk do na mund…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT