Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Hasan Dajaku

Çaste poetike me vargjet e poetit Hasan Dajaku

TIRANËT

Viti ynë u bë gati,

I vijnë gjyshërit në gazmend,

Shtroi qilimat prej atlasi,

Një pallat u mbush me shend.

Vinin vitet radhë – radhë:

Kush si zambak i bardhë,

Kush i kuq, kush i heshtur

Si në histori i vrenjtur.

Mirë se erdhe, gjysh!

Mirë se të gjeta, nip!

Përshëndeteshin vitet

Përzemërsisht.

Si fëmijët në lëndinë

Rrinin vitet që do vijnë,

Njëri sish u ngrit në këmbë:

Yh, sa mysafir u bënë!

Gjyshërit qetë – qetë

E shtruan muhabetin,

Folën ëmbël për tokën,

Folën bukur për detin.

Mirë që na vunë emra,

Hymë n’Pallat të Historisë,

Emri i vrazhdë s’më pëlqen:

Pse të quhem vit i zisë?!

Më lehtë e kanë të rinjtë,

Ata që vijnë pas nesh,

Do të kenë emra të mirë,

Emra të bukur lulesh!

U shkroftë në pallat

Emri yt me shkronjë të artë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT