Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Petraq Neti

Çaste poetike me vargjet e poetit Petraq Neti

Hapi dyert e zemrës Evropë

Hapi dyert e zemrës Evropë

kështu të plakur s’të shoh dot

i ngriti kthetrat bish e tërbuar

ta hedh lotin syve pa e kuptuar , o zot !

Hapi dyert e zemrës Evropë

dhimbjen do ta ndjesh të fortë

bëju një trup e me mënt

plagë e madhe mos të zaptoftë

Hapi dyert e zemrës Evropë

dëgjoje fqinjin , të troket në portë

predhat si breshër i bien mbi kokë

gjaku derdhur lumë , lumenjt rrjedhin lot

Hapi dyert e zemrës Evropë

mos prit të ndodhë një katastrof

ej! ju që rrini larg , bëjuni tok

arusha polare të mbyllet në të sajën strofkë

Hapi dyert e zemrës Evropë

si një plak i mençur thuaj fjalën sot

nuk të shoh dot kështu të

zbërthyer

ngrihu në këmbë përqafuar fqinjin fort !

Një javë e re si lule le të hapet miq e shok

MUAJ TË MBARË

Kush nuk e do

…..një fjalë të mirë

si rreze dielli

që mbërthenë synë

të ngrohë shpirtin

mos përplaset me suferinë .

Kush nuk e do

…një fjalë të ngrohtë

të hapë portat e zemrës

mos ndjejë ftohtë

ftohja në të mbërthen

kthehet në plevit

shtrirë në shratë

e ndarë nga miqtë .

Kush nuk e do

…..një fjalë të pastër

si qielli plot yje

ngrohtësia hapur në vatër

e të këndojë prit më prit

dorën hedhur vëllaut

udhëtimi të mbushet me dritë .

Kush nuk e do

….të ketë një mik pranë

në këtë jetë të vështirë

dhe një prekje e lehtë

në këmbë do të mbajë

doktor është i lotit të syve

pranvera të zbretë e ngrohtë

përqafimin marë mes lumturive

Ma hidh një lule në portë

Ma hidh një lule në portë

nuk ngrihem, s’ngrihem dot

ah! qershia hedhur mbi tortë

nuk e humbet bukurinë kot

Nuk të puth e s’më puth dot

ky virus si malë mbi kokë

ngelur mbyllur derdhur lot

dridhur në kafaz si një zogë

Ma hidh një lule në portë

pres ta marrë, a do ta marr dot ?

ah! qershia hedhur mbi tortë

nuk e humbet bukurinë kot

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT