Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Qatip Celaj

Çaste poetike me vargjet e poetit Qatip Celaj

Ç’e do se ngela pa gjumë

Për një vajzë të bukur shumë

Del e hynë në shtëpi

E më shkel syrin e zii

Del e hynë në dritare Seç ma hoqi trurin fare

Unë mor unë

I ziu unë

Qyshë do vejë kjo punë

Rri në pallatin përballë

Shikoj penxherenë e saj

O penxhere moj penxhere

Po të hedh dy karamele

Vajza nga unë të shikojë

Dua që t’a ëmbëlsojë

Obobo ç’më gjeti mua

Më duketë se e dua

Më duket mëndjen ma prishi

Është si lazdonjë lisi

Zbritë moj zbritë

Nga ballkoni

Të bëjmë një xhiro nga moli

Të bëjmë një xhiro nga deti

Le të na shikojë mileti

Unë me ty jam dashuruar

More syri zbukuruar

Hidh një hapë e shiko mua

Të dua vajzë të dua

Hith një hapë e ndalu pakë

Një puthje në gushë të japë

Po putha gushën dhe synë

Hodha në dorë florinë

Jemi nga Vlora

Jemi nga Vlora

Jemi dhe krenarë

Edhe patëriotë

Për kombin shqiptar

Thonë për ne

Thonë gjëra plotë

Thonë se kemi

Dhe gjoksin gropë

Le të thonë plotë

Të thonë ç’të duan

Po ashtu si ne

Kombin t’a duan

Jemi të çiltër

Për fjalën e dhënë

Çfar kemi thënë

E se kemi bërë

Para 100 vjetësh

U shpall pamvarsia

Ish Ismail Beu

Me shokët e t’ia

Dhe kështu me radhë

Në vitin njëzetë

Ushtrinë italiane

E hodhëm në detë

E habitëm botën

Gjithë botën mbarë

Një grushti trimash

Me s’pata dhe hanxharë

E hodhën hordhinë

E hodhën në detë

Jemi nga Vlora

Trima të vërtetë

Vitet kaluan

Prapë erdhën ushtri

U ndezë lufta

Lartë në Labëri

Ishe e lavdishme

Lufta çlirimtare

Foleja e saja

Ishte në male

Kaluanë vite

Ngjarje të reja

Vlora mbretëri

S’pranoi te dera

I tregoi rrugën

Popullit shqiptar

Nuk duam mbretër

S’jemi mesjetar

Dhe sotë si gjithnjë

Pro demokracisë

I tregojmë rrugën

Gjithë Shqipërisë

Jemi nga Vlora

Jemi krenarë

Mburret me ne

Gjithë kombi shqiptar

Ec makinë

Ikën makina

Nuk ndalet

Bashkë me të

Ecin dhe hallet

Ec makinë , ec makinë

Edhe fare

Pa benxinë

Ikën makina

S’di të ndalet

Ikë makinë se shtohen hallet

Ikë makinë

Ikë makinë

Hallet venë

Hallet vinë

Mbetëm fare pa benxinë

Mbetëm ,mbetëm

Pa benxinë

Na zu halli me Putinëë

Hapi luftë në ukrainë

Në Ukrainë bien Gjyle

Putini e bën me hile

Po ngrë gazin e benxinën

Evropës i vuri minën

Emri madh është Evropa

Vate puna hopa hopa

Na erdhi kriza te porta

Mburrckat janë për Amerikën

Se asaj ja kemi frikën

Po kur na merr uria

Kthejmë kokën nga Rusia

Gruri e misri andej vjen

Dhe nga Sërbi kriminel

Edhe tutje nga Ukraina

Ç’të bëjmë

Janë më të lira

Këtë gjë duhej t’a dinim

Të mos e shajmë shumë Putinin

Se dhe shtetë që u bë shqipëria

Thoni që skish dorë Rusia

Thoni që svu dorë Stalini

Traktorët akoma kini

Edhe me kallashnikovë

Ngopem botën

Dje dhe sotë

Ec

Ec dhe pakë

Halle do të kemi prapë

Nuk e dimë sa luftë do vejë

Si do ja bëjmë ne këtej

Benxinës i rritet çmimi

Kush shkonë në punë

Është më trimi

Është më trimi me makinë

I hedh makinës benxinë

Dhe makina s’do të ndalet

Shtohen shtohen gjithnjë hallet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT