Rekordi i Ten Hag me Ajax – tifozët e United tani mund të ëndërrojnë për secilin Djajtë e Kuq’ kanë njoftuar për finalizimin e marrëveshjes me trajnerin holandez, Erik ten Hag.
Ten Hag shkon në ‘Old Trafford’ pas një aventure të shkëlqyer me skuadrën e Ajax. Rekordi i tij është mjaftueshëm i mirë për t’i lënë tifozët e United që të ëndërrojnë, përcjell lajmi.net.
Në 210 ndeshje në krye të Ajax Amsterdam, Ten Hag numëron 155 fitore, me një përqindje të fitoreve prej 74%.
Ai ka fituar 5 trofe; dy tituj të kampionit në Eredevisie, dy Kupa të Holandës dhe një Superkupë të Holandës.
Me Ten Hag si trajner, në 210 ndeshje Ajax ka shënuar 576 gola (2.74 për ndeshje) dhe ka pranuar 178 (0.85 për ndeshje). Ten Hag numëron edhe 25 barazime dhe 29 humbje.
Mbetet të shihet se si do t’i ecën aventura në ‘Old Trafford’.
