Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritN´ÇDO PLLÂMBË TOKE MBJELLIN PLISA

N´ÇDO PLLÂMBË TOKE MBJELLIN PLISA

Poezi nga Mentor Thaqi

N´ÇDO PLLÂMBË TOKE MBJELLIN PLISA

N´hap Vigani nëpër brigje,

ka hapë krahët Burri i Dheut,

me Agimin hapin shtigje,

për t´ia sjellë Lirinë Atdheut!

Rrotullojnë gurë edhe lisa,

n´mes Shqypnie me Shqypni,

n´çdo pllâmbë toke mbjellin Plisa,

Truallin e veshin n´bardhësi!

N´Qiell të kaltër largojnë rètë,

që t´rrezon Dielli Dardan,

për flakë pushkësh marrin rrufetë,

sa Katanë, sa Veteran!

Kodër m´kodër ushton brini:

– Bini djem mbi gjyle topi!

Këndohet Himni, jehon kushtrimi,

heu, thanë u ngjall vetë Kastrioti!

Nëpër lugje dulën Zanat,

tuj lidhë plagët çlirimtar´ve,

në llogore ranë Shqiponjat,

tue iu bartë barot luftarëve!

***

Këndej rrjedhë Valbona, andej Ereniku,

flakë lëshon Kosharja, brigjet rrjedhin gjak,

seç skuqet dhe Drini, drejt Adriatiku,

po s´ligështohen trimat, kaliten në flakë!

Hajdi djem más mèje, po thotë Komandanti,

asnjë pllâmbë Toke, nuk guxojmë ta l´shojmë,

për t´gjallë Testamentin, e Agim Ramadanit,

si Nderin e Nan´s loke, me jetë do ta mbrojmë!

Seç po ushton gryka, seç po dridhet mali,

n´përfytje me hasmin, krushqit e Lirisë,

vështrim prej kreshniku, dhuroi Veterani,

Uragan pat hazin, Djali i Shqyonisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT