Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritALI PODRIMJA-RËNKIMI

ALI PODRIMJA-RËNKIMI

RËNKIMI
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur…
Për gjithkë e për askë vrarë jemi…

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT