Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritEmrije Krosi-Autobiografi!

Emrije Krosi-Autobiografi!

Autobiografi!

nuk më plas për botën,

unë nuk dua të bëj asgjë,

asgjë fare,

të ha fara,

t’i bëj selfie vetes,

se as tik-tok,

nuk di ta përdorë,

askund nuk i regjistrova,

numrat e llogarive bankare,

por ama kam një numër ID,

një numër këmbë pa këpucë,

një numër në xhetin e aeroplanit “Alitalia”, Romë – Nju Jork,

një numër azilin,

në Bonn të Gjermanisë, numra…numra, taksash, faturash, pagesash të kësteve të celularit,

një numër në kartelën si invalide kaq e hershme me 200 dollarë…

një numër të fundit në varrezat,

(nëse do ketë vend), por sërish gjurmoj vetveten,

si kokrrat e grurit,

kur më shijon kaq lumturisht,

një kupë mëngjesore exspresi,

duke tërhequr të ardhmen nëpër këmbë,

mbledh/derdh, zvogëloj/ zmadhoj, zgjedhoj/ lakoj, shfletoj/ shpalos, lundroj/ kërkoj,

lexoj/ shkruaj,

por me cingla desha të luaj,

por patericat më pengojnë,

se e tashmja është një aurë,

në pritje të së nesërmes me ag prore…,

as më plas fare për botën,

më pëlqejnë flokët dhe rrudhat e mia të moshës…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT