Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Mollishti-(Një tufë fjalësh të urta)

Landa Mollishti-(Një tufë fjalësh të urta)

Njeriu duhet të studjojë veten, të gjykojë pikat e forta, por kur e kupton që, nuk shkon asgjë në rregull;-problemi dhe zgjidhja je ti. Kur e di se kush je, ke vetëbesim, asnjë bllokadë s’ të ndalë.

2. Natyra sillet me ne, sipas ligjeve të veta, prandaj duhet të ruajmë mjedisin në kohë të qeta, që mos të derdhim lot në kohë të vështira.

3. Njerëzit që nuk kujdesen për natyrën,

si mund t’i kujtojnë se, kujdesen për shëndetin e tyre?!

4. Për të arritur diçka, që pesimistët e kujtojnë si,”të pamundur”, duhet të përpiqesh, të bësh të pamundurën, me dituri dhe guxim, duke vrarë frikën.

5. Nuk duhet të kërkojmë nga të tjerët…

por, në radhë tĕ parë nga vetja, duke marrë përgjegjĕsi të plotë për sfidat gjatë jetës.

6. Kritikat e të tjerëve, dëshmojnë-paralajmërojnë se, kush jemi, çdo njeri ka nevojë për kritika të shëndosha, duke mos i pranuar ato, e gënjejmë veten…

7. Njeriu, duhet të fokusohet tek arsyeja, përse punët nuk shkojnë së mbari,

duke i korigjuar gabimet, duke lënë mënjanë ndërhyrjet e jashtme…

8. Të mirat jetēsore, nuk të “trokasin në derë”?!…-Duhet të, punojmë, të luftojmë sot, që të marrim mot, ato të mira që i kërkojmë.

9. Duhet provuar gjërat që, vështirë s’e mund i bënim vite përpara, duke i dhënë vetes mundësi për suksese të reja.

10. Dy njerëz që gjejnë kombinim ideal të kimisë, mesiguri i sfidojnë bllokadat jetësore…

11. Në jetë duhet t’i gëzohesh edhe sukseve të vogla, aty gjendet kënaqësia shpirtërore…

(Landa Duka Mol)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT