Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e xhiros së 33 në Premier Ligë, ndaj Arsenal.
Manchester United do të jetë mysafirë i Arsenalit këtë xhiro në ligën angleze.
Ndërsa ylli i skuadrës Ronaldo është i gatshëm për tu përballur me ‘Topçinjtë’.
Portugezi nuk ishte me ekipin në humbjen 4:0 ndaj Liverpoolit, për shkak të vdekjes së djalit të tij.
Por, ai do të jetë me ekipin në ‘Emirates’, këtë e ka konfirmuar trajneri i United.
“Ronaldo është i gatshëm për nesër, ai është stërvitur me ekipin”, tha Ralf Rangnick, përcjell lajmi.net.
Ndeshja në mes Arsenal – Manchester United zhvillohet nesër, me fillim nga ora 13:30