Wednesday, September 3, 2025

ANTITEZA

ANTITEZA
Ti je e ndërtuar me antiteza,
Me ngjyrat e forta:e bardha, e zeza.

Ç’është kjo jashtësi, parajsë në verë,
Ç’është kjo përbrendësi, rrathë në ferr?

Ç’ mendime të bukura dhe hyjnore,
Ç’ veprime të trishta skëterrore.

Ç’janë, të gjitha këto antiteza,
Ç’është  ky emër i rrallë: Bardhazeza?

Ç’ është, më thuaj, kjo e mbrapshtë metaforë,
Bëjnë e bardha dhe e zeza kurorë?

Poezi nga Sylejman Salihu

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT