Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritMbledhja dhe miza e kalit -Tregim nga Imer Hysa

Mbledhja dhe miza e kalit -Tregim nga Imer Hysa

– Mbledhja vazhdonte të ishte e tensionuar. Shefat jepnin llogari njëri pas tjetrit duke u munduar të gjenin justifikime nga më të ndryshmet. Punët nuk ishin mirë në ndërrmarrje. Qarkullonin fjalë se do kishte shkarkime nga puna të drejtuesve të sektorëve, dhe ndonjëri mund të perfundonte keq fare deri në transferim punëtor në një brigadë të kooperativës bujqësore. Unë isha ulur diku në reshtin e dytë, zakonisht ashtu uleshim ne specialistêt, pas shefave kryesor dhe përgjegjësve të sektorëve. Në mëndje më sillej një bisedë e bëre me rojet e natës së stallave në kohën kur bëja praktikën mësimore në një ndërmarrje bujqësore të rrethit dhe një natë ushtrova kontroll të befasishëm. I gjeta të gjithë rojet sëbashku dhe po ngroheshin në një zjarr që e kishin ndezur në oborrin e linjēs së përpunimit të ushqimeve. -Si e kaloni natën? i pyeta thjeshtë pēr të shuar kuriozitetin. – Tërë natën diskutojmē kuadrot e ndërrmarrjes, i heqim, i transferojmë, i ngremë në përgjegjësi dhe i ulim edhe punëtore të thjeshtë Tërë natën këtë punë bëjmë. Në mengjez i lëmë aty ku ishim dhe në darkë kur kthehemi në punë i diskutojmē persëri. Ka raste që na del parashikimi. -Po mua më keni diskutuar? i pyeta me shaka. – Sigurisht që po. Ju pas përfundimit të shkollës së lartë do të emroheni në kooperativë bujqësore, (profeci e tyre kjo, që u realizua vërtetë). Këtë bisedë e sillja nëpër mënd dhe teksa dëgjoja zërin nervoz të shefit të madh thoja sikur ti kisha takuar rojet e natës si mendonin për ne specialistët dhe përgjegjësit që pritnim gjithë ankth përfundimin e mbledhjes. Teksa mbledhja vazhdonte ashtu e tensionuar, si për ta ndërlikuar më tej, një mizë kali fluturonte herë te shefi i madh e here te ne të pranishmit. E qēllonim me pēllēmbë por ajo s’dorëzohej. Pasi na bezdisi kaq shumē, veçanërisht shefin, sikur ja bënte pēr inat, ai i dha urďher përgjegjësit të blegtorsë:

-Sille këtu karrocierin,.pasi ai ja di se ështe mësuar me të. Karrocjeri erdhi. Pershendeti dhe pa çarë kokën fare pyeti: Si është puna? -Po na besdis një mizë kali, i tha shefi madh, duam ta vrasim apo ta nxjerrim përjashta, ti merresh me kuaj dhe ja din, ndaj tē thirrëm. Karrocjeri gjakftohtë vuri buzën në gaz dhe tha qetësisht. -Pa dalë kali përjashta, miza nuk del. Shtangëm për atë që dëgjuam. Karrocjeri doli, mos harroni çju thashë përsëriti, teksa tërhoqi derën. Kuptohet, nuk e pranoi poshtërimin. Ne vazhduam mbledhjen me kalin dhe mizën e kalit të pranishme. (Bazuar nê bisedën me një koleg)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT