Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për gjermanin, por si duket gjiganti spanjoll Real Madridi e ka fituar garën për lojtarin.
Siç njofton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano Real Madridi ka arritur marrëveshje verbale me Rudiger, përcjell lajmi.net.
Kontrata ende nuk është nënshkruar dhe detajet përfundimtare priten të diskutohen së shpejti.
Kështu qendërmbrojtësi do t`i jep fund periudhës pesëvjeçare në ‘Stamford Bridge’ dhe do të kalojë në ‘Santiago Bernabeu’ si transferim i lirë