I hollë – si fija e barit
Ma paska qejfi të qëndroj pa gjum,
sa të thahet shamia me valët mbi tela.
Si det i hapur ,nuk njoh asnjë lum…
Aty mbytet pa zhytur,mjergulla pa vela.
***
Ma paska qejfi për velat e mbyllura:
aromë borziloku e triskë pa tollona.
Dufe kam për litarët e fustanet, e shtrydhura…
Aty varen varkat që zhgënjejnë- kolona.
***
Ma paska qejfi të vështroj yje- xizë,në xixa
e kolonët të kenë shtëpitë e ninullave.
Aty,ku sundon bota,nuk peshohet kërthiza…
Aty shtrihen drejtëza në gjatsinë e rrudhave.
***
Ma paska qejfi të shoh një lojë pingpongu ,
sa të bjer muzgu që varros pleqrinë…
Jam i ndjeshëm nga zerat- celës, gongu
e syrin t’a vendos shihedhës, për dashurinë.
***
Ma paska qejfi të jem i hollë-si fija e barit:
të ndjek ligjrata, grifshash e fyellin, e gjarpërit…
Aty është kuvëndi më i madh,
për gjyqin e Cezarit,
e në gjum të vendos Kle