SHIU ËNDËRRAT Ç’TI TRAZOI…
Shiu ëndërrat ç’ti trazoi,
ëmbël xhamit tek trokiti,
pik-pik-pik…më s’ndaloi,
çast të fundit nuk e priti
…
Sytë përhumbur diku tej,
diç kërkonin territ lagur,
mendja lodhur ku të vej,
nis përtyp kujtime plakur…
Vjeshta pranë ç’tu afrua,
tok me gjethet paadresë,
lum pendimi,si një përrua,
valëzon kthes më kthesë…
Shiu ëndërrat ç’ti trazoi,
nëpër pellgje pllaquritur,
pik-pik-pik…më s’ndaloi,
çast mungese ti papritur…
AS DETË,AS QIELL…
As detë,as qiell,
diku…atje përtej,
i fshehur ky Diell,
në ikje s’po e gjej…
Një vizëz e hollë,
dy Botë pret lehtë,
mes tyre një njollë,
në mbyllje dy fletë…
Syprinës qetuar,
retë mbytura aty,
dy faqet puthuar,
në muzg pulitin sy
…
As detë,as qiell,
nuk mund t’i ndaj,
i fshehur ky Diell,
mbyll perde pastaj…
SHIU GONXHET LEDHATON…
Shiu gonxhet ledhaton,
pik-pik-pik…dal-ngadalë,
permbi gjethe qerpikon,
vrragë xhamit,asnjë fjalë…
Asnjë fjalë,asnjë zhurmë,
rrjedhur bie mbi nektarë,
puth kërcij,e fshin gjurmë,
si të qe kjo puthje e parë…
Puthje e parë trëndafilash,
zën në grackë pabesisht,
këngë pyjesh lojë bilbilash,
mbyt petalesh shiu i brisht…
Shiu gonxhet ledhaton,
pik-pik-pik…një nga një,
përmbi gjethe qerpikon,
qan e qan…nuk nxjerr zë…