Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritPablo Neruda-”Atje në muzg”

Pablo Neruda-”Atje në muzg”

Atje në muzg, në det
Hedh rrjetën e trishtë drejt oqeaneve të syve të tu
Në vetminë time më të thellë dhe më të zjarrtë
Prej fundesh më sjell krahët e një njeriu të mbytur
Dërgoj sinjale të kuq drejt syve të tu të munguar
Si valë deti, si dritë fari në plazhin e shkretuar
Ti je errësirë përplot aromë femre në largësi të pafundme
Andej nga ty, nganjëhere bregdeti shfaqet frikshëm
Atje në muzg, në det
Hedh rrjetën e trishtë në ujin blu që ngre valë dhe suvalë
Ne oqeanet e syve të tu
Zogjtë e natës çukitin yjet e parë
Iskrat ndezin zjarre si shpirti im kur të them: të dua!
Nata kalëron mbi pelën hije
Anembanë mbi tokë perde bien.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT