Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritE shtuna poetike me poeten ARBENISA ARBEN THAÇI

E shtuna poetike me poeten ARBENISA ARBEN THAÇI

E DUA JETËN

E dua hënën
E dua natyrën
Siq e dua nënën
Kur më përkëdhel fytyrën

E dua gjelbrimin
Qën natyrë hijeshon
Ma rrit disponimin
Kur nëna më këshillon

E dua pranverën
Lulet I lulëzon
Siq e dua erën
Kur gjithqka freskon

E dua shkollën
Mësuesin shumë e dua
Vatër e dijes
Shkolla është për mua

E dua botën
Shumë e dua jetën
Por mbi të gjitha
E dua të vërtetën

E drejta në këtë jetë
Të gjithëve na mbron
Dikujt nënë e dikujtr njerkë
Ajo nuk lejon

………………………………………………………………………….

PRIZENI QYTETI I ËNDËRRAVE.

Sa herë më pyesin prindërit me pyetjen e bukur,
Se ku dëshironi të shkojmë sot ?
Unë iu jap përgjigjen e shkurtër,
Në Prizrenin e bukur, krenari plotë.

Atëherë, Babi më pyet : përse e dua këtë qytet ?
Unë i përgjigjem me habi :
si…pse babi…përse bëhesh sikur se di ??!!
Lartë ka Kalanë, lumin mes qytetit,
Është i rrethuar me plotë bukuri .

Prizreni, qytet i ëndërrave për çdo fëmijë,
Me ajrin e freskët, me kalldërme të bukura,
Në vette është plotë histori,
Me Lidhjen e Prizrenit, që më mbush krenari.
Jo vetëm mua, por edhe Ty.

Po ofron koha që unë të shkoj në fakultet,
Do zgjedh profesionin tim të preferuar,
Kam vendosur të shkoj në këtë qytet,
Në qytetin e ëndërrave të mia,
Që secilin njeri e bënë të lumturuar.

…………………………………………………………………………….

TY KRENARIA IME
(Kushtuar Shenjëtores – Nënë Terezës)
Gongje Bojagjiu ishte me të vërtetin Emër
Linda e rrit në Shkupin e Maqedonisë
Edukuar nga Babai I saj Kola
U bë bijë e Madhe e Shqiptarisë.

Me të Madhen Zemër e urtë e butë
Shkeli botën anë e kënd me urtësi e mirësi
Ndihma e saj preku edhe në Indi në Kalkutë
Skamnorve për t`iu dhënë ndihmë e dashuri

Me shumë çmime është nderuar
Të jetë humaniste e vërtetë
Dhe me emër është pakëzuar
E Madhja Nëna Terezë

Sot kjo Nënë është shenjtëruar
Bijë Jona e Shqiptarisë
Në çdo vend të botës ka hapëruar
Për t`i mbërrijë majat e krenarisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT