Portokalli është një hibrid si rezultat i nje kryqezimi nga kinezet e lashte, midis pomelos ( Citrus maxima ) dhe mandarinës ( Citrus reticulata ). Siç rezultoi, ajo martesë doli e frytshme, që vazhdoi të pjellë qindra lloje portokalli gjatë viteve. Fakti që ishte krijuar gjenetikisht i jep portokallit një krizë identiteti.Portokalli e ka origjinën në një rajon që përfshin Kinën Jugore , Indinë Verilindore dhe Mianmarin , dhe përmendja më e hershme e konsumit te portokallit të ëmbël ishte në literaturën kineze qe në vitin 314 para Krishtit.Ne Evrope e kane sjelle mauret e Afrikes drejt gadishullit Iberik ne shek e X, dhe ne vitin 1646 portokalli u shpernda ne te gjithe Europen ,dhe ne Shqiperi.. Ishte Christopher Columbus ai që supozohet se e çoi portokallin e parë në Amerikë..Ndërkohë, ekspedita të tjera spanjolle dërguan portokallin nga Evropa në Amerikën e Jugut, Meksikë dhe Bregun Perëndimor të SHBA.Fillimisht konsiderohej një artikull luksi dhe njerëzit e pasur kultivonin portokallin në kopeshte privatë, të quajtur portokalli . Që nga viti 1987 , portokallit rezultoi të ishte pema frutore më e kultivuar në botë.Pemët e portokallit rriten gjerësisht në klimat tropikale dhe subtropikale për frutat e tyre të ëmbël. Që nga viti 2012, portokallet e ëmbla përbënin afërsisht 70% të prodhimit të agrumeve.Në vitin 2019,u prodhuan 79 milionë ton,ne vitin 2021 nga statistikat rezulton se u prodhuan 84 milion ton portokall në mbarë botën, me Brazilin që prodhonte 22% të totalit, i ndjekur nga Kina dhe India .
Rifat Kulolli