Tuesday, June 3, 2025
BallinaTurizmiVenecia, qyteti i dashurisë dhe karnavaleve

Venecia, qyteti i dashurisë dhe karnavaleve

Venecia, qyteti i dashurisë dhe karnavaleve i përbërë prej 118 ishujve të ndarë me kanale, është një nga destinacionet më atraktive në botë.

Venecia, qyteti i dashurisë dhe karnavaleve i përbërë prej 118 ishujve të ndarë me kanale, është një nga destinacionet më atraktive në botë.

Bukuritë natyrore, arkitektura, kanalet, urat dhe trashëgimia kulturore-historike e bëjnë Venecian një nga vendet më të vizituara turistike në botë në të cilin ka lindur edhe artisti i njohur Antonio Vivaldi.

Bregu prej gjithsej 170 kanaleve veneciane janë të lidhura me 400 ura të vogla dhe të mëdha, ndërsa qendra e qytetit është stolisur me Sheshin “Shën Marku”, ku gjendet edhe bazilika me emrin e njëjtë dhe Pallati i Doxhëve.

Çdo cep i Venecias përshkruan të kaluarën, më saktë kohën e karnavaleve. Venecia është një nga qytetet më të bukura në botë dhe gjendet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Disa nga vendet më atraktive veneciane turistike janë edhe kanali Grande, ura Ponto Rialto dhe Bazilika Shën Mari.

Venecia, një qytet i lavdishëm, i ngritur në det!

Është qyteti më i lavdishëm në brigjet e Adriatikut. Nuk e ka madhështinë e një kryeqyteti si dikur, por bukurinë e kishte atëherë dhe i tillë është edhe sot. Joshësh, mahnitës dhe i papërshkrueshëm!

“Ekziston një qytet i lavdishëm, i ngritur në det. Deti, që mbush rrugët e gjera e të ngushta, herë ulet e herë ngrihet; dhe leshterikët e kripur kacavaren në mermerin e pallateve të qytetit”, shkruante dikur poeti anglez, Samuel Rogers.

Shkruante për Venecian (Venedikun), kryeqytetin e republikës së dikurshme të Venedikut, që përfshinte një territor shumë më të gjerë sesa qyteti që ishte ndërtuar në ujë, pas drenazhimit të disa rrypave të rërës, të cilët herë mbuloheshin dhe herë zbuloheshin nga batiacat dhe zbaticat e ujit të Adriatikut.

Venecia (Venezia, italisht) është qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik.  Qyteti ka rreth 270 mijë banorë dhe së bashku me lagunën, është trashigimi historike dhe kulturore e mbrojtur nga UNESCO, që nga viti 1987.

Gjatë një mijëvjeçari Venecia, kryeqytet i Republikës së Venedikut, ishte një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike, si dhe një nga qytetet më të mëdhenj të Evropës, deri në vitin 1797, kur iu mor pavarësia.

Klasa fisnike e Venedikut dominonte politikisht ngase kontrolloi për një periudhë të gjatë tregun ndërmjet Evropës Perëndimore dhe Detit Mesdhe. Qyteti përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua, u bë një nga qendrat më të mëdha financiare të Evropës.

Venecia nuk e ka më këtë madheshti politike, por e ka madheshtinë historike, kulturore dhe mozaikun e mrekullueshëm, që për shumicën e turistëve të botës, është destinacion që duhet parë patjetër gjatë jetës.

Komuna e Venecias përfshin qendrën historike me rreth shtatë km katrorë, si dhe Lagunën me afër 50 ishujt e saj. Po ashtu kësaj komune i takojnë edhe ishujt Lido dhe Pellestrina, që e ndajnë lagunën nga Deti Adriatik, dhe njësitë e qytetit në kontinent Chirignago, Favaro Veneto, Marghera, Mestre dhe Zelarino.

Qendra historike është e ndarë në gjashtë njësi: San Polo, Dorsoduro, Santa Croce, San Marco, Cannaregio dhe Castello. Ndërsa kanali më i madh, i lundrueshëm, është “Canal Grande”, i cili e ndanë qytetin e vjetër në një pjesë lindore dhe perëndimore.

Qyteti i vjetër është një qytet në ujë. Përbëhet nga 121 ishuj, ndërmjet të cilëve kalojnë matanë kanale me gjerësi të ndryshme. Mirëpo që nga shekulli XIX kanalet u mbushën me dhe ose u mbyllen për transportin ujor. Ky kontrast midis transportit tokësor dhe ujor vazhdon deri sot. Shumica e kanaleve kalohen pak ose fare me varkë. Vetëm “Canal Grande” kryen transportit ujor.

Venecia është po ashtu një qendër e rëndësishme kulturore evropiane me lëvizje udhëtarësh të shumtë dhe me porten detare të dytën për nga madhësisa me radhë në Itali. Është qendër universitare dhe ka me dhjetëra muzeume, bibloteka dhe galeri artesh.  Shfaqjet më të njohura të operes mbahen që nga shekulli i XVIII në Teatrin La Finice, koncertet në Circolo Artistico, Tetri në teatro del Ridotto.

Përshkrimet për Venecian, Venedikun e dikurshëm, nuk kanë fund, por italianët e kanë një shprehje popullore që thotë: “Kush nuk e ka parë Venecian, nuk e ka parë Italinë”. Prandaj, mos u hamendni. Rrugë të mbarë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT