Kush po ti keput fijet e barit…!
Atdhe i dashun!
Kush po ti keput fijet e barit
Dimrat kush ti mbjellë në shpirt
Kush ti shuan shkëndijat e zjarrit
Luleshpresat kush s’ po ti le me u rritë.
Atdhe i dashun!
Kush ti keput fijet e shpreses
Kush ti kall idealet e të parëve
Kush ta ndezë fijën e shkrepses
Kush ta ngrin gjakun damarëve.
Atdhe i dashun!
Kush ta zë dritën e diellit
Mëndje mykurit, fanatikët e marrëzis
Që me mallkime deri në kupë të qiellit
I këpusin fijet e shpreses ardhmenis.
Atdhe i dashun!
Të shpetoft zoti nga zotrat e tokës
Që shurdhojn qiellin me britma e këmbana
Kanë harru dhimbjen e lokës
Kanë harru pse i lindi nana( Atdheu)!