Dielli ra..
u ndezëm
si cigaret e rrëmujshme
në xhepat e grisur,
dielli puthi detin,
mua më gjëmon në buzë puthja jote.
Muzgu më përshëndet çdo natë,
ti natës i trembesh,
mban krahët bosh
si një zog i trembur.
Kushedi sa kohë ka mbetur ,
errësira të më bëjë të sajën ,
t’i zhvishem pa ndrojtje ,
edhe pse do e tradhtoj.
Do të të kem ty në mendje…
si një çast i vdekshëm ,
s’dua të mbarojë kjo natë,
pa t’u dhënë shpirtërisht.
Të betohem …
nëse do ndjej dhimbje nga një epsh i ndezur,
nuk do bërtas,
ka kohë që më ka lodhur shenjtërimi.
Në muzg të mbrëmjes të thërras :
Eja…bëhu i imi.
Ndjenjë abstrakte
Dashuria….
ku i ka rrënjët ky emër ?
Kur në syt e saj dhimbja ishte pikante…digjte.
Mijëra net zgjuar , nga ethe të përçara…i kishte bër muze në kujtime.
Çiltërsia saj ishte përdhunuar një çast ,
…një çast i vetëm !
E tani ?
Tani dhimbja ishte burim , thante degët e lulëzuara .
Sëmundje ?
…aspak !
Nëse shërohej s’do kishte jetë.
Ishte ajo ndjenjë në eshtra që i kaplonte forcën..
E ngjiste lart.
Dashuri…
Jeto aty në rrënjë , fshihu…
Që dhimbja të të pushtojë..
Të ecë me ty , dhe të ëmbëlsohet.
Përse erdhe
isha mësuar ti kthej ditët në shekuj..
tani pa ty ,
nuk e njoh orën.
përse më preke,
kisha harruar ndjeshmërinë,
fjalët e ëmbla të dashurisë,
më ishin zverdhur në buzë,
përse më deshe…
e kupton që jam kotele…
gërvisht me dashuri,
ndërsa ti më afron sërish.
Ik…
të kam thënë kaq herë
sa kisha forcë….
Tani s’mund të të pyes…
- kur do vish?