Tuesday, June 3, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Ta paskan grisur fustanin e vjetër

Pajtim Xhelo-Ta paskan grisur fustanin e vjetër

Ta paskan grisur fustanin e vjetër
Ra mbrëmja e truar mbi Mezokanal,
Atje ku ndeshen dy kuaj kriftëgjatë,
Tej, në terr dallga lartohet sa një mal,
Kreshtëvalët puthën bregun këtë natë.


Ra për gjumë mesnatës Bot’ e lashtë,
Shpresëflladit po përkundet jet’ e re,
Ndizen shpirtrat në dëshira flakëkashtë,
Edhe ëndrat nisin vallen përmbi re

.
Dalin yjet të përçartur në dritare,
Edhe hën’ e merakosur në çardhak,
Lodhi Adër dhe Jon era mërgimtare,
Anëdetit bredh një ëngjëll ardhacak

.
Fshehur në mjegull çapitet burrëria,
Krenari e çburrëruar, frikacake,
Te dy kuajt e dirsur u mbyt lavdia,
Pa trima, pa flamur…Lavdi endacake.


Me valët grindet ky ëngjëll ardhacak,
Për të ngjallur burrërinë ndez dhe zjarret,
Qyteti i ri përzë qytetin plak…
Vlora e Virgjër kalëron nëpë varret
.
Hirushe, shpërfillur në Mezokanal,
Ta paskan grisur dhe fustanin e vjetër,
Kur kreshtëdallgët ngrihen lart si një mal,
Të shohim të gjelbër, me fustanin tjetër

.
Në mugëtirë yjet i mbyllën dritaret,
Dhe hëna nga çardhaku tinëz u fsheh,
Ëngjëlli ardhacak i la ndezur zjarret,
Vlorës fustangrisur mjegulla u ndeh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT