Ahh… Ate, puthjen e parë, që kurrë nuk ja dhuruam njëri tjetrit, …”pengu” më i madh i jetës tonë..!!!”……Jeta dhe Njeriu….!!Shpesh nuk e ndërton dot si e mendon në atë fëmijërinë e pafajshme. Por me kalimin e viteve që të rëndojnë mbi supet e tua dhe të rëndojnë zemrën e lodhur nga dakkgët e viteve, vjen një çast, një moment reflektimi…Nuk mund ta harroja miken e fëmijërisë pa i dërguar nj buqete lulesh për muajin e ri. Nuk vonoi përgjigja:Më dhuroi një puthje.Shtanga, u trondita…Tek kjo puthje ndjeva atë fëmijërinë tonë te çiltër…Ishim në një klasë për vite me rradhë. Biles atë vit ne nje bangë.Brënda nesh kishte filluar ai ndryshim, që sot e quajnë “adoloshence”. Filluam ti shmangeshim njëri tjetrit.Edhe shalët nuk i takonim më si më parë. Shoqja ime në sytë e mi po transformohej. Po rritej, si një filiz i bukur i femrës.E ndjente vështrimin tim kur e shikoja me ngulm , për një kohë të gjatë dhe humbja në atë shikim…Nuk merrja dot guximin sikur ti thoja gjysëm fjale.Në shtëpi kushedi sa herë “thurrja” atë, puthjen e parë si tja dhuroja…Vitet ikën, jeta na ndau me shoqen e fëmijërisë.Epoka e internetit na bëri të mundur, rilidhjen me shokët e asaj epopeje. Një ditë të bukur dikush më bëri një kërkesë. Nga fotografia një grua e bukur ne moshën time. Por nga emri nuk më tregonte asgjë.Instiktivisht e pranova me kuriozitetin se kush ishte ..Dhe kështu rigjeta shoqen e fëmijërisë.Mu rikthyen tërë ato ditë e netë me ankthin tim me përgatitjen e “puthjes” te parë.Kur mendova një ditë tja tregoja, befas më dërgon fotografinë e burrit.Një foto e një burri të qeshur dhe të qetë.-E pe, shikoje mirë “grindavec” i përjetshëm.-Po e pashë, më pëlqen një burrë i denjë për shoqen time të fëmijërisë.-Ore Ti, shikoje mirë, a nuk të ngjan Ty, shoku im i fëmijërisë.E rishikova përsëri edhe më me kujdes. E çuditshme, vërtet më ngjante shumë.-Vetëm se të ngjan Ty e mora unë- kaq foli shoqja ime e fëmijërisë. …Atëherë e besova edhe unë atë përpëlitjen gjysem shekullore, që shoqja ime e fëmijërisë kishte.”Ahhh. ajo puthja e parë, që kurrë nuk ja dhuruam njëri tjetrit në ato vite”……