Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Skenari i një udhe

Rudina Muharremi Beja-Skenari i një udhe

Grimconte kohën asaj pasditeje në oborrin që i ngjante gjithnjë e më shumë arkës së Noes, tek kërkonte të kuptonte skenarin e udhës për nga ëndrrat do ta degdisnin pasi qielli mirë të lante retë…Pothuajse të gjithë pjestarët e familjes me një farë sistematike belbëzonin me gjuhë zbazdësie, dhe sistematikisht e pyesnin se kujt dëshironte t’i ngjante kur të rritej, si cili dëshironte të bëhej?Çuditshëm vinin re se si ajo githnjë vështrimin kulloste përtej të pamundurës tek perceptonte zhurma e hieroglife, apo piskamën ia ndjente një ahu kur binte…e më pas si një feniks ngrihej mbi hirin e mendimeve, qiellin vështronte që endte flakërimën e imagjinatës, e me një refuzim të pashpjegueshëm, s’përgjigjej…I dukej kaq shurdhuese, çjerrëse ajo pyetje..Kësisoj vijonte të thyente tabu e mite…e tokën të sodiste tek ligej…Gjyshi filozof që ndiqte me sy të mprehtë çfarë ndodhte përreth dëgjoi se si njëri prej nipave përpiqej të imitonte më kot një kanarinë…-Pse s’këndon si di ti i tha, – provo të këndosh si ti, pa ta dëgjojmë ç’zë të mrekullueshëm ke, sa të bukur?… dhe qe ai çast që në fund të sëndukut të mendimeve, mëkuar regëtimash e mbuluar me cohën e hollë të ndrojës, gjeti përgjigjen, atë që s’kishte dhënë asnjëherë…A thua jeta na u dha të imitojmë,apo të jemi një krijim origjinal?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT