MALL
Kam mall të vij te ti,
Një ditë me diell,
Një ditë me shi.
Të eci andej,
Ku gjë ofshamat e nënave bëjnëhinjura,
Për djemtë që s’ u kthyen përsëri.
Të marr aromë dheu që avullon,
Në çdo lëndinë,
Në çdo ugar.
Plisin e dheut ta shkërmoq me duar,
Me lisin e moçëm të kuvendoj,
A ka edhe ai mall,
Dhe dashuri,
Për njerëzit e tij që dikur pushonin nga vapa nën hijen e tij.
Të dal edhe andej nga varrezat,
Ku pushojnë brezat,
Të flas edhe përpara çdo guri,
Dhe përpara çdo burri.
T’u ata se ADN-ja juaj,
Po shëtit nëpër gjeografinë e globit,
Midis harresës dhe mbijetesës.
Kam mall,
Për një dashuri,
Me sy të kaltër,
Me sy të zi.
Jam bredharak,
Mijëra kilometra largësi,
Si mirë për mua,
As mirë për Ty.
Eci nëpër peizazhin shumëgjuhësor urban,
Përzier me mallin e stërlashtë ilirian.
Ç’mall kam për Ty,
E imja DASHURI!