PAS MESNATE
Pas mesnate , zhytur në kujtime,
Kur syrin se nget gjuminë aspakë,
Vallë?ç’është tretur,kjo muza ime,
Nëpër kohëra , nga kemi ngarë.
Dhe e humbur, në errsirë nate,
Mundohëm kohën ,ta mbërthej,
Të nxjerrë prej saj ekstraktin shpirtor,
E dhembje shpirti ,të mos ndjejë.
Ah këto kohëra , kohëra të mallkuara
Nga na çuam, nga na zhvatën
Në kërkim , të ma të bukurës,
Ramë në llymë, e dot s’u ngritëm
Nëpër rrugë bote, të pa shpresë,
Ajo që na mbanë, të gjithëve në jetë,
Erdhëm të rinjë ,porsi lule për besë
Dhe s’dijmë , e nesërmja si do na gëdhinë.
Me mundime shpirti, gjithmonë,
Për ate vatër që lamë të mbyllur,
Për ate nenë e bab,o i lumi zot,
I lamë vetëm në pleqëri të tretur,
Ska kush, nji gotë ujë t’u ofrojë
Ska kush derën , për t’ua çelë,
Në të tretur , nëpër rrugë bote
Prindërit tanë, mbetur në mjerimë
Dhe qetësinë, nuk gjenë askund,
Në këtë botë, pa fund dhe pa skaj,
Zemra ndarë , në mijëra thërmime
Dot nuk gjenë qetësinë o zot.