Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritLULE QË S'THAHET KURRË

LULE QË S’THAHET KURRË

LULE QË S’THAHET KURRË
Më dhuro lule pranvere
Mos harro edhe një të verës
Më dhuro lule e jo vetëm gurë
Një lule që nuk do të thahet kurrë


Gurë në trup më bëhet fjala
Thikë në zemër kur më thua përralla
Kafshatë në fyt më mbetët mua
Kur m’i largon njerëzit që i dua


Mos më mashtro vetëm më fjalë
Nuk ta harroj këtë deri sa të jam gjallë
Kur më ndalon ajrin e pastër
Mbytëm në lotë e nuk ndalëm dot


Do të bëhëm urë e lumit
Do t’i bartë edhe gurët në trup
Do të eci më kokë lartë
Zotit i lutem të më ndihmoj


Lulet në kopshtin tim do t’i ujiti
Do ju dhuroj shumë dashuri
Kur një ditë unë nuk do jam më
Të më kujtoni veç atë pasuri


Më mirë ma çel atë derë të zezë
Pse me mbylle në atë kafaz
Shpirti im nuk e përballon kurrë
Jamë lindur me shpirt të bardhë

Poezi nga Fitore Haklaj

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT