Wednesday, September 3, 2025

UNË U KTHEVA !

UNË U KTHEVA !
U ktheva, me një mall që zëmrën ma kishte rënduar,
Me një valixhe ëndrrash, dhe me një shpirt të tulatur,
Me ca përpëlitje ankthesh që më kishin rrënuar,
Unë s’mundesha më, ty pa të patur.


Me qiell, diell, hënë e yje, të gjitha bashkë,
Të gjitha ishin të miat, por larg të pata vetëm ty,
U ktheva, se dashuria qënka me e madhja brengë,
Asgjë s’ka vlerë, për mbi ne të dy…


Këto fjalë, menduar kisha me miljona herë,
Me lot shumë letra shkrova për takimin tonë,
Por ti s’qënke më vetëm, e s’prite që të vija,
Ndoshta faji im, që u ktheva kaq vonë.


Humbur në një det pa fund, e shpirti më ka ftohtë,
As mund të kthehem, as dhe mund që të shkoj,
Qiellit, diellit, hënës me gjithë yje bashkë,
U humbi shkëlqimi dhe janë tjetërsoj.


Si qënka njeriu kështu vallë,
Bën gabime padashur kur dashuron,
Imi, është i pa falshëm,
Unë u ktheva shumë vonë!!!!
Arjana Fetahu Gaba,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT