NJË GODË UJË
Sa hapen dritaret,rreshtohem tek burimet
se atje kam bulzat e lumit.
Sorkadhia luan balet, për gjelbërimet
e gada tret rrudhat e gjumit.
***
Gotat kanë tundur rruzullin ,pet’ përmbi petë …
Atje përpëlitem dhe unë nga një pikë ujë .
Edhe një sumbull të pish , s’është e lehtë
se ka kristale për buj’ ,për rrëmujë.
***
Një gotë ujë është për buzët e zhuritura ,
jo për gurët e nxehtë me adresë të grisur.
Më rrudhoset balli , kur fjalët ,
vidhisen të ngjutura
e gjuha mbytet në gotën e krisur.
***
Gotat janë akulli i njeriut ,mbi kok’
e unë,numuruesi i cdo pike- mbi pikë .
E shpirtërat e xixave ,rrjedhin në lot :
një gotë,një dashuri, pikë ,pikë,pa frikë…
***
Një godë për ty ,që më thyen cdo akull,
po s’ma qas xhani t’ shtëroi lumi i burimit .
Godat krisen e tingëllojnë ,pa qumësht
në orakull .
Por ka hajmali kur preket nga buzët e trimit.