Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritDASHURIA ËSHTË NJË BEKIM!

DASHURIA ËSHTË NJË BEKIM!

DASHURIA ËSHTË NJË BEKIM!
Dashuria ,një lule e çelur,
Dashuria është melodi,
Eshtë puhiza e një puthje,
Det I kaltër në qetësi,


Eshtë buzëqeshja e një fëmije,
Dashuria është ledhatim,
Eshtë trokitja e një zemre,
Dallëndyshe në shtegtim.


Dashuria është shqetësimi,
Kur ke brengë a mërzi,
Dashuria është tek sytë,
Dashuria është liri.


Eshtë një premtim I mbajtur,
Një mbeshtetje tek dikush,
Eshtë një “po” menduar mirë,
Eshtë një zemër djegur prush

.
Eshtë dy shpirtra lidhur bashkë,
Eshtë muza në poezi,
Eshtë një rrudhë në ball të nënës,
Kur në jetë sjell një fëmijë.


Eshtë një paqe bërë me veten,
Eshtë fuqia e një loti,
Eshtë dhurata më e çmuar,
Që i dha njeriut Zoti.
Arjana Fetahu Gaba,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT