Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Buzëqeshmë gjysma ime.

Rajmonda Qose Shkopi-Buzëqeshmë gjysma ime.

Buzëqeshmë gjysma ime.
Buzëqeshmë,
që të kuptoj, se vdekja s’ekziston
Buzëqeshmë sot dhe në këtë çast,
Që fluturat e zjarrit rreth nesh të fluturojnë,
Të na ngrejnë lart, shumë lart,
Ku zemra e qiellit na bujt krahëhapur.


Rrëzëlle si unazë diamanti,
Shkēlqe me xixëllonjat, bijtë e yjeve,
Buzëqesh gjysma ime,
Dhe më shēro me buzëqeshje,
Se ajo është ilaç i sjellë prej Perëndive.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT