Sunday, August 10, 2025
BallinaSportDisa nga statistikat e kundërshtarit të Bad News Eagles ditën e sotme

Disa nga statistikat e kundërshtarit të Bad News Eagles ditën e sotme

Në kuadër të fazës së ‘Legends Stage’ Bad News Eagles do të takohen sot në ndeshjen vendimtare kundër ekipit brazilian, Imperial sfidë e cila fillon në ora 18:15.

Skuadra e Imperial në ranglistën botërore është në pozitën e 32’të, domethënë gjashtë pozita më poshtë se ekipi shqiptar, i cili renditet i 26’ti.

Ekipi brazilian deri më tani ka zhvilluar 336 ndeshje, derisa ka arritur të triumfoj në 194 prej tyre dhe ka pësuar disfatë në 142 të tjera.

Lojtari më i mirë i tyre konsiderohet të jetë Fernando Alvarenga ‘fer’ pasi që vlerësohet me notën më të lartë sipas hltv.org, 1.24.

Njëjtë sikur BNE edhe ata kanë pësuar humbje në dy ndeshjet e para dhe humbësi i këtij dueli do të eliminohet nga turneu. Megjithatë, në përballjen në kuadër të ‘Challenge Stage’ ekipi shqiptar i kishte mposhtur me rezultat 16-12. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT