Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e librit-DRIDHEN NDJENJAT E VRARA-

-DRIDHEN NDJENJAT E VRARA-

DRIDHEN NDJENJAT E VRARA-
Dridhen ndjenjat e vrara nga vuajtjet,
Si gjethe të zverdhura nën erën e vjeshtës,
Të pikura aq hidhur nga zhgënjimet,
Dhe shpartalluar prej thikave të dhimbjes.


Dashuria është vetëm një iluzion gënjeshtar,
Një lule petalebukur, një ëndërr e pabesë,
Që sakaton ndjenjat e brishta pa mëshirë,
Është vetëm mirazh ngacmues perëndimi,
Që luan me vështrimet e etura në shkretëtirë…


Dridhen ndjenjat e vrara si gjethe,
Teksa presin ndarjen duke përtypur lotë,
Në shpirtin që lundron në oqeane vdekjeje,
Zhgënjyer nga njëriu që do më shumë në jetë…
Dridhen ndjenjat e vrara si gjethe,
Dhe bien të shkelura nga hapa dhimbjesh,
Viktima zemërshpuara të pabesive nën heshtje…

Poezi nga Enertin Dheskali

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT