Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritKOMBI S’ËSHTË NJË PAKICË

KOMBI S’ËSHTË NJË PAKICË

KOMBI S’ËSHTË NJË PAKICË
As më shumë e as më pak
aty u vranë mbi tetëmijë boshnjakë,
burra pleqë, djemë e fëmijë
gjak i derdhur për Liri!


Të krishterë apo myslimanë
mos i ndani me Bibël e Kuran,
të gjithë ishin qenje njerëzore
n’sytë e kësaj bote mizore.


Ishin shpirta të pafajshëm
aty në tokën e Bosnjës,
si në Reçakun legjendarë
e gjithëandej tanë Kosovës!


Srebrenicë jemi me ty
sikur dje edhe sot,
plagët tua gjithmonë për ne
sjellin dhimbje edhe lot.


Kudo nē botën demokratike
ndaq me Kuran a ndaq me Bibël,
thuhet në Srebrenicë u vranë
“over eightthousand Bosnian people”!


Ndaq masakër e ndaq gjenocid
nuk la kënd pa e tronditë,
gjithëandej për rrethë botës
por më së shumti shqipet e Kosovës.


Njēsoj na vranë e masakruan
njësoj na dogjën e përdhunuan,
por se pranojnë kriminelat e Serbisë
bashkë me klysht e tradhëtisë.


Na kanë thënë t’vjetrit dikurë
shkaut besë si zihet kurrë,
dorë të gjatë ka Serbia
vegël e saj është tradhëtia.

Mos harro kurrë Srebrenicë
Kombi s’është një pakicë,
na ke pranë si dje dhe sot
bashkë me ty kem derdhur lot.


E kjo klasa e politikës
e kan luftën e karrigës,
s’po e njohin plagën e vetë
dojnë me u vra për pushtet!
Poezi nga Maki Maqedonci Canolli

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT