Luis Suarez ka luajtur ndeshjen e fundit në fanellën e Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”.
Lajmi është konfirmuar nga klubi spanjoll në rrjetet sociale të dielën.
Drejtuesit e klubit të Atleticos nuk i kanë vazhduar kontratën sulmuesit, e cila i skadon në qershor të këtij viti.
Klubi madrilen ka falënderuar sulmuesin për kontributin e dhënë.
Ndeshja e fundit e Luis Suarezit në ‘Wanda Metropolitano’, që i thotë lamtumirë familjes së kuqe”, thuhet në njoftimin e klubit.
Suarez është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2020.
