SE KISHA DITUR
Se kisha ditur se ditët do fshiheshin
Pas një perdeje të harruar të kohës
Kurrë se mendoja se emri yt i brishtë
Varur do mbetej akrepave të ndalur të orës.
Kjo dhomë e zymtë, do më bëhej e huaj
Se mendoja se ty të përkiste përjetë…
Çarçafët shprishur, mbetur kështu prej muajsh
Dritarja që hedh shikimin mbi det.
Pa hapat e tu trotuari mbetur memec
Pulbardhave su ndjehet kënga e çjerrë
Ca vargje fishkur buzëve çdo mëngjes
Dhe unë si shtatore mbështetur në derë.
Dhe qielli se kishte ngjyrën e mëparshme
Si triko e arnuar vende -vende nga retë
Dielli nuk thithte gji nga sisët e tokës
Dhe ti e fshehur diku që vetëm hesht.
Se kisha ditur se kjo ndarje e beftë
Të mē qëllonte më rëndë se një plumb.
Hapat hedh lehtë gjethet mos ti tremb
Në zemër më ndalet çdo mëngjez e muzg…