Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritSHERIFE ALLKO-SEÇ NDJEVA MALL

SHERIFE ALLKO-SEÇ NDJEVA MALL

.SEÇ NDJEVA MALL
Nuk bëra gjumë këtë natë të ftohtë.
Kolla e fortë mi shkuli mushkëritē.
Imazhi yt pasyrohej si hije nëpër mure.
Papritur se ç’ndjeva sonte një mallë

.
Me shallin e leshtë mbi shpatulla ,
Në verandë dola,pak ajër të marrë.
Yjet vetëtimthi mbi mua vështruan
Ah,ç’ndjeva mall për ty të, papërshkruar


Më mungonte prezenca e syve të tu,
Që rrugën e territ sa herë më ndriçon,
Më mungon ngrohtësia e dorës tënde
teksa flokët e mi ledhaton e i shpurit
si flladi i ngrohtë pranveror

.
Më mungon aroma e ngrohtë e shpirtit tënd,
Tek parfumos nxehtësine e trupit tim .
Më mungon buza që puthjen s’më kish dhënë ende këtë mbrëmje .


Sa shum më mungon veç ti ta dish.
Marr lapsin e nis të skicoj portretin tënd.
Vizatoj zemrën,dhe shoh brënda saj ritmin epshit të panjohur .
Vizatoj syrin si gur zmeraldi,si hëna mes
dy malesh

.
Ndalet dora s’mundem më të skicoj
Veç hija ka mbetur në shpirtin tim te tretur .
Cili është misteri i kësaj dashurie !?
Mos vallë si qielli që shkund yjet atëherë kur nuk duhen !?
Ekzistencë e mbetur ,sedi se ku ….!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT