Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Kush ujë piu në shumë kroje

Pajtim Xhelo-Kush ujë piu në shumë kroje

Kush ujë piu në shumë kroje
Mikja ime, dashuria është veç një shkëndi.
Nëse mban mënt, ta kam thënë që ditën e parë,
Nuk është tjetër, një bubullimë që sjell shi,
Shkrepëtimë shpirti, që ndjell lotin për të qarë.


Ti pi ujë në një burim dhe ikën pastaj,
Herë flladit, herë zhurmon kur pjerrinës zbret,
Shpesh rrugën braktis, për tu fshehur në një skaj,
Del papritur diku, larg, atje ku ti s’e pret

.
Ece nëpër stinë, pa të lodhi edhe dita,
Dikur etjen e shuajte në një tjetër burim,
Në rrugëtimin tënd do të bënin edhe prita,
Etja të tundon nga agimi, në perëndim

.
Ku këmba shkel, fushës e malit, kudo ka kroje,
Si ver’ e vjetër të dehin me ujin kristal,
Si bletët që të grishin me mjaltin nëpër hoje,
Dhe ti mendon se je një Ikar, apo Didal

.
Të kam thënë që në kryeherë mikja ime,
Dashuria shkrep si pushkë dhe plumbi të vret,
Atë shpirt të shkretë ta bën copë e thërrime,
Të ysht derës së Parajsës, po në ferr të tret

.
Ai që thotë kam dashuruar veç një herë,
Veten gënjen mjerani, pa mjaft mirë e di,
Siç ka burim të parë, ka dhe kroje të tjerë…
Jeta është kopësht me rrush, bajame dhe qershi.


Mikja ime, kush ujë piu në shumë kroje,
Në kopësht shijoi rrush, bajame e qershi ,
Kush si hajdut mjaltin rrëmbeu nga ato hoje,
Do rri skllav ” i lirë” në të fundit dashuri.


Mike më beso, pas vitesh po ta them përsëri,
Edhe Adami ish i pabesë, tradhëtar,
Po dhe Eva nuk dashuroi me çiltërsi,
Në këtë jetë mbetesh i përjetshëm ectar.


Nëse kjo jetë është gjithandej kusare,
Të rrëmben çka Zoti fali me bujari,
Pa të peshkon në rrjetë dhe të shet si tregtare…
Mos ta lemë të na vjedhi asnjë dashuri.


Edhe vet ” e shenjta liri” qenka gënjeshtare,
Nuk e di moj mike në ka vërtetë liri,
Kjo botë kaq e pabesë dhe tradhëtere…
Thua të jetë bujare veç në dashuri?!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT