Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-Të jesh vetvetja

Asllan Miftari-Të jesh vetvetja

TË JESH VETVETJA
Rrugë e gjatë jeta… – ecjes ka dhe ndodhi
Të ul e të ngre, në post a pasuri
Nëse s’ je gjithmonë vetvetja
Kot thua që jam njeri !


Postet ikin, një ditë ikin dhe pasuritë
Në këtë botë çdo gjë është kalim
Nëse ikin…, bashkë ikin dhe miqësitë
Nga përvojat…! – Jeta vërtitet e të nisë në fillim !


Mirë është të jesh vetvetja
Se në këtë botë, çdo gjë është kalim
Rrugës së jetës, zgjohen ndodhitë
Nisesh për në majë, e në majë s’ arrin

!
Ndaj, mirë është të jesh vetvetja
S’ është çudi ! – Rruga ka dhe zhgënjim
Postet e pasuritë, një ditë të thonë lamtumirën
Prej afër majë, rruga të zbret ku ishe në fillim !


Ndaj s’ është aspak çudi
Të jesh vetvetja, më e çmuara pasuri
Ndjenjë njerëzore e fisnikëri
Vyrtyt që të jep emrin NJERI !

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT