Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritÇfarë po ndodhë me ty atdhe ?-Ilmi Tahiri

Çfarë po ndodhë me ty atdhe ?-Ilmi Tahiri

ÇFARË PO NDODHË ME TY ATDHE ?

Çfarë po ndodh me ty atdhe,
çfarë po ndodh o Zot me ne,?
fshatra të zbrazura atje lartë
pse s’frymon më jeta për ne,

po mbyllën klasë dhe shkolla
këto dritë arta ishin për ne,
pikëllim dhimbje kudo atdhe,
nuk ka nxënës nëpër klasa
qaj malësi , mësimdhënës,
vajto me lot ti poet tuajin atdhe
tuajin shtrat , tuajën fole,
ku ke lindur, e lozur hare..

kush na solli kështu ne
shumë kanë ikur nga atdhe,
mjerim jete në liri për ne,
pse po pakohen lindjet ndër ne,
nuk kanë kushte për ti rritur
shqiponjat nëpër djep edhe fole,
këtë dikur nuk e kishin
familjet tona na rritën kështu ne ,

pushtetarë çfarë po bëni
ju më këtë popull edhe atdhe,
kush po shuan ëndërra ,
shpresa jete në liri tani për ne,

nëpër fshatra në malësi
po braktisën me shpejtësi,
janë rrënuar kulla , shtëpi,
qe dikur ishin fortesë për atdhe edhe liri,
nuk kanë kushte më për jetë ,
atje nuk mbeten më njerëzi,
shpesh kërkuan ata të dlirë
ndihmë në komunë dhe qeveri ,

që atdheun mos t’a braktisin
po të rrojnë pak më mirë në liri,
nëpër fshatra , perla të bukura
që i krijoi për ne një Perëndi,
shtrati ynë i mbuluar përplotë
aromë joshje dhe lumturi,

po braktisën këto troje,
janë hamendur pak njerëzi,
ndër qytete kanë rënë n’ lakmi,
se për ata mos po bën
jeta e tyre ndonjë lehtësi,
natë e ditë nëpër ënderra
i thërret shtëpi dhe malësi,
mbetën të zbrazura, shkollë,
vendlindje dhe ato perla bukuri,

fshatra të bukura plotë hijeshi
lule flutura mbetën të pikëlluara në vetmi ,
qajnë dhe qajnë dhe një zëri pyesin
Perëndinë , çfarë po ngjet me këto troje
që me gjak e mbojtën lirinë,

ndalni pak , ndali ju tuajin vrap
se fshat mund të riktheheni prap.
ku ka jetë zhvillim dhe shtat,
mos përbuzni tuajin fshat dhe fat,
në qytet s’ka freski dhe bukuri
dhe as jetë si në tuajin fshat.

qeveri dhe komuna nga kolltuqe
ju lëvizni pak, dil freskohuni
jashtë nga pak, dilni shpejt
dilni nëpër fusha, male fshatra
dhe shikoni ç’po ngjet atje lartë
nëpër malësi , nëpër çdo fshat,

dilni dilni dhe krijoni kushte
më të mira për ata ndopak,
infrakstrukturë për një jetë
më të mirë ku ata kishin shtëpi
jetë , gjallëri ndopak punë edhe konak,

dilni , dilni dhe në kolltuqe
rikthenu prap , ku për ju
është më i miri prehje dhe konak,
ju lëvizni mendje, dije , punë
kapital dhe investime atje lartë
më me vrap , se u braktisën
fshatra , shtëpi, shkolla edhe konak,
fajtorë jeni ju më shumë
për këtë ,e të tjerët besa më pak.

të gjithë së bashku të veprojmë
pak më shumë dhe jo ngapak,
ndyshe këtij kombi edhe atdheu
që të gjithë i kemi shumë hak,

kohë e trishtë po ec me vrap,
ne së mbari besa shumë pak,
punë të mira të gjithë nga pak,
ky atdhe do të lulëzoje, ato
shkolla edhe fusha do ta gëzojnë
atdheun prapë,

përsëri , përsëri të rrëzojë
dritë arta dhe fshat, të gjallërojë jetën
më me vrap, ku shqiponja
ka rrënjë dhe shtrat , në tërë
atdheun të jetojnë plotë mirëqenje
miliona të tjera shqiponja le të shtohen
të bëhen prap, ky atdhe le të lulëzojë,
i buzëqeshur , i begatuar ,
ndër hare dhe gëzime le të jetojë prap.

Autor : Ilmi Tahiri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT