Era
Erë nga shkon ?
Po fryjë nëpër horizontet blu
të bregdeteve
Përgjatë valëve të deteve të lashtë,
duke përqafuar tokat e humbura
dhe ëndërrat e harruara
Fëshkëllima jote,
këndon këngët e vjetra të mënçurisë
Ninullat e ndjenjës dhe shpirtit,
pëshperitje dashurie për veshin tim
Nga shkon ti Erë,
Më merr në krahët e tua
Sëbashku të përjetojmë botën
Prekjen , lëvizjen, formësimin
Frymën egzistuese pertej
një zgjerimi të pafund..
Erë merrmë dhe mua…
pas gjurmëve stergjyshore
Erē bëju fëshkēllimë e baladave arbërore