Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritEdmond Shallvari-Sokrat!

Edmond Shallvari-Sokrat!

Sokrat!
Më jep pak helm dhe mua, i dashuri Sokrat
Nuk të kërkoj më shumë, mjafton dhe vetëm kaq
Apologjinë e di, përmendësh, fjal’ për fjal’
Me të mëngjesit zgjohem dhe fle me të çdo nat’

.
Megjithatë çuditem me botën shurdhamane
Një vesh e ka për hyrje, një tjetër ka për dalje
Në njërën dorë thikën, në tjetrën mban medalje
Të vret e të nderon, me varret piedestale.


Më jep Sokrat pak helm, të tërin mos e pi
Njëlloj do bëjë efekt, në trup edhe në shpirt
Të ikim, të shpëtojmë, aty ku s’ka njeri
Njeriun të kërkojmë, të jetë vërtet’ Ai

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT