Ti më flet..
Ti më flet për t’verteten tënde.
Koha bën e zhbën t’ vërteta.
E verteta e prillit është trendafili
E imja, kurthi i një trilli.
Një murë ajri përhere na ndanë
Në kohen bosh,në kohë plot.
Koha e asgjes,koha e çdo gjëse
Dhe koha kur shiu ishte lot
.
Qetesija e eres plaget i rinë.
Se dashurija na qenka nje ves.
E ti je dhimbja e zotit..
Delikate si shporte me vezë.
Ti më tregon të verteten tënde.
Me dhimbje vizatuar në sy.
Pllangat e trendafilave të prillit.
Të vyshkur në vetmi.
Zotë; më jep durimin e skllavit
Të tej mbushem me ty.