Monday, September 1, 2025
BallinaShowbizSi ndihet për lajmin e bashkimit të Borës dhe Donaldit? Flet Beatrix...

Si ndihet për lajmin e bashkimit të Borës dhe Donaldit? Flet Beatrix Ramosaj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur rreth lajmit të bashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.


Teksa mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në “Netët e klipit shqiptar”, ka folur edhe nëse ka qenë e mërzitur rreth lajmeve të ribashkimit të Donaldit dhe Borës.

Beatrix është shprehur se nuk e kanë mërzitur lajmet, pasi nuk i ka ndjekur, sepse sipas saj ka qenë shumë e zënë.

“Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë sepse nuk kam pasur kohë”, është shprehur Beatrix.

Ajo ka folur pak më shumë edhe për veten e saj, duke thënë se është më e angazhuar se kurrë.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I kam lënë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë dhe më e angazhuar se kurrë me shumë projekte”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Beatrix, që prej marrjes pjesë në Big Brother VIP dhe lidhjes me aktorin Donald Veshaj, vijon të marrë vëmendje prej ndjekësave të saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT