Ti je Gocë Flori
dhe ti këtë e di!…
S’ke nevojë ta dëgjosh
prej meje, a kushedi,
nga ndonjë tjetër djalosh
që të sheh me sytë e mi.
Megjithatë, shkëlqim prej ari
frymëzon vargje shkrimtari
me atë ngjyrë të florinjtë,
sa vetvetiu verbon në poezi,
s’po them se të dua sa dashuritë
por as dua ndonjë tjetër sa ti.
Vrapon nëpër kohë
për të kapur minuta, orë,
ty asgjë s’do të lodhë,
punë, studime, art, shkollë.
Dua ta dëgjosh “Je Gocë Flori!”
por ti tashmë këtë e di.
• • •
Si sqarim: Në frazeologji
C8* përkthehet “Gocë Flori”.
Strukturë e ngjeshur, plotësuar,
kristal drite, më sharmanti,
sa çdo mashkull e ka qorruar.
O Gocë Flori, pa unazë diamanti!