. Cdo njeri ne jete ka histori te ndryshme, ka te trishtueshme, por edhe te lumtuura.
Me lejoni une tju jap nje “keshille” per ate qe kam kaluar ne jeten time …
Jam e sigurte, qe shume e kane provuar ndjenjen e dashurise, dihet qe dashurite e “medha” nuk perfundojne ne “altar”
Shumekush eshte djegur nga “zjarri” pervelues i dashurise se pamundur, qe te pervelon e te shkrumbon zemren.
Edhe une, si nje vajze e re, plot nur e bukuri isha e dashuruar, e doja nje cun cmendurisht, e doja me krejt qenjen time, e dashuroja si askush tjeter ne kete bote!
Por maredhenja me te, ndjenjat e tij nuk ishin reciproke nuk shperthenin si une per te. Me ne fund nje mbremje vone, kur po ktheheshim nga takimi me “zenka ” i dashurise ma tha troc:
-Nuk te dua Ty, por e vetmja, qe me shtyn drejt Teje, eshte se Ti i ngjan shume me ate qe dashuroj, qe e kam larg ne emigrim”.
Dicka teper e rende u thye brenda meje. Sa vuajta ato dite
Dhe keshtu u bera “mikja” me e ngushte e vuajtjes.
Edhe vdekjen time nuk e kisha shpetim.
Fillova te urreja mengjezet e bukura, urreja perendimet e diellit, mbremjet plot zhurme.
Urreja shoket, urreja shoqet, urreja familjen dhe mbi të gjitha urreja librat.
Por nje dite u ngrita e kthjellet dhe vendoca ta “harroj, vendimi i veshtire mbase me i veshtiri ne bote per nje zemer te dashuruar, hoqa dore nga Ai, po keshtu hoqa dore nga endrra ime, sepse ishte ai, qe pikerisht me frymezonte dhe cdo gje e lidhja me te, pa ate asgje nuk kishte kuptim.
Largova nga mendja cdo gje, qe kishte lidhje me te, i dogja te gjitha doreshkrimet e mia, rashe ne pesimizem, nuk doja te kisha te ardhme, se atë dite, qe u ndame edhe endrra ime iku bashke me te Ishte viti i dyte ne ne gjimnaz dhe une e konsideroja veten te deshtuar.
Isha me pushime ne breg te detit, kur nje dite ne shllezonin perbri meje, shtrire nje zonje e bukur po lexonte nje liber.
Pak me vone zonja e bukur u ngrit se dikush e thirri dhe librin e la ashtu te hapur..
I hodha shpejt nje sy ne ato faqe ku e kishte lene zonja dhe lexova thenjen “Si mundë të thuash se ke jetuar kur nuk ke një histori për të treguar”, menjehere terhoqa syte nga libri me nje neveri te theksuar per ate thenje, qe lidhej me jeten time.
U ktheva nga pushimet ne qytetin tim dhe nje mbremje fillim vjeshte, ishim diku me mamane per vizite tek nje shoqe e saj. doktoreshe.
Me beri pershtypje bluza e saj e bardhe, qe e kishte vendosur me kujdes ne kramastarin e korridorit, e gatshme per te shkuar te nesermen ne pune, duke e veshur.
Befas me lindi deshira, qe edhe une te behesha doktoreshe, te sheroja sa me shume te semure dhe sidomos te “semuret” nga plaget e dashurise.
Keshtu dale nga dale fillova ti rikthehesha jetes, ti ktheja ndjenjat dhe ti doja gjerat perseri, endrra ime filloi te marre jete, se nje dite te isha mjeke me plot kuptimin e fjales.
Dhe fillova te behem e ndergjegjshme dhe e kuptova se dashuri nuk quhen vetem ndjenjat ndaj nje mashkulli te bukur, dashuri e vertete eshte ajo, qe edhe nese vdes Une, ajo jeton dhe dashuri e vertete per mua ishte te jem mjeke.
Keshtu qe kisha motiv te jetoja dhe te realizoja endrren time.
I dhashe urimin endrres time:
…..”Enderr bashke me mua Ti jeto…!!!”
Dhe ja keshtu miku im sot ke para teje doktoreshen me stazh pune mbi 25 vjet…..