Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritHyqmet B Hasko-TEK ZEMRA IME DO PRANVEROSH.

Hyqmet B Hasko-TEK ZEMRA IME DO PRANVEROSH.

TEK ZEMRA IME DO PRANVEROSH.
Edi, ti s’e ngre dorezën e telefonit as në mendje,
por dhe pse ngulmon të refuzosh dashurinë time,
unë përsëri kërkoj të dëgjoj zërin e arsyes tënde,
të të sqaroj se nuk dua dashuri me mëshirime.


Por ti mos i hap si dy gjysmëhëne buzët,
që të nxjerrësh fjalë të hidhura inatçore!
Unë nuk dua dashuri të zhveshur si drurët,
as nuk ëndërroj net me dimërime martesore.


Mos e thuaj atë fjalë, atë fjalë me tërsëllimë,
Fshihe diku thellë në brendësi të qenies tënde,
që për dashurin mos të jetë kurrë pengim,
mundohu ta nxjerrësh nga buzët melodi kënge.


Se pa ty dhe stolat do trishtohen në park,
pa ty nuk do ketë ngjyra pranverore prilli
Hëna nuk do të ndriçoj më si çdo natë,
do të largohet nga degët e mimozave bilbili.


Unë trishtimin e zemrës do t’ia jap erës,
ta shpjerë larg, nëse ti nuk do të më takosh.
Se ti je një lule e çelur në stinën e pranverës,
tek zemra ime përjetësisht do pranverosh…

.
Ditet dhe vitet largohen ngadale pa u ndjrëre
Rendojne sa pesha e maleve mbi shpinen ton,
Une marrë nga ti dhe ti nga une merrë,
gjithcka te bukur që prëher na lumturon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT