Wednesday, July 16, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikKujtojmë sot 100 vjetorin e lindjes së aktorit Ndrek Shkjezi

Kujtojmë sot 100 vjetorin e lindjes së aktorit Ndrek Shkjezi

Artist i Merituar Ndrek Shkjezi ka vite që i mungon skenës dhe ekranit shqiptar. Ka kaluar kohë por megjithatë, fraza nga filmat apo batutat plotë kripë nga pjesët teatrale që interpretoi apo i ngriti në skenë nëpër vite mbeten në kujtesën e një publiku të gjerë.

Ndrek Shkjezi lindi në qytetin e Shkodrës më 4 qershor 1922. Fëmijëria e tij u rrokullis fillimisht në vendlindjen e tij, plot kulturë dhe traditë të lashtë, dhe më pas në qytetin e Durrësit. Po Shkodra do ta magjepste gjithmonë me madhështinë, bukurinë dhe me magjinë e artit të saj. Shkodrës do ti referohej deri në fund të jetës së tij.

Ishte vetëm 14 vjeç atëherë kur shkroi për herë të parë një pjesë teatrale në të cilën interpretonin Pjetër Gjoka, Luigj Mjeda, Gjon Karma dhe Loro Kovaçi. Impresionet e para tepër të fuqishme do t’i linin gjurmë për gjithë jetën e ndoshta do të ishin pikërisht këto impresione që do të pervijonin përfundimisht koordinatat e tij artistike dhe sociale.

I magjepsur nga arti, ai provon të këndojë apo të orkestrojë nëpër trupat e vogla amatore të asaj kohe. Madje tenton edhe të interpretojë në dy skeçe të shkruara nga Kolë Jakova, pikërisht te “Fotografi i hutuar” dhe “Bari i Marisë”. Intuita e lindur e ndihmon të skicojë të dehurin, e vite më vonë, ai nëpër intervista të ndryshme do të kujtonte pikërisht atë, rolin e tij të parë.

Viti 1945 e gjen në Tiranë, pranë trupës së Teatrit Popullor. Deri në atë vit shfaqjet teatrale organizoheshin nga kompanitë, shoqatat etj. Në maj të atij viti shteti vendos të krijojë Teatrin Profesionist të Shtetit dhe Ndrek Shkjezi ka qenë një nga gurët e parë, të ardhur nga Shkodra, në themelet e Teatrit Kombëtar.

Që nga krijimi i Teatrit Profesionist dhe deri kur u nda nga jeta, në vitin 2002, ai ka qenë një aktor shumë aktiv në trupën e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar.

marre nga Aktoret Shqiptar

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT