Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Ti dhe vesa

Rajmonda Qose Shkopi-Ti dhe vesa

Ti dhe vesa
Në piklën e argjendtë të vesës është jeta,
Kapërthyer në ashtin e natyrës,
Kur dita pasqyrën nxjerr prej zemrës
Dhe rilind veten në agim
Ajo shkëlqen si smerald..


Në buzët e trëndafilave i mblodha piklavesat ,
në grushte duarsh ti solla me një frymë
Doja ta pije jetën,


Siç unë dashurinë për ty rrëkelleja çdo ditë e s’ndjeja të ngopur.
Që në fytyrën tënde të shihja atë buzëqeshje,
Që vetëm ti e ke


Ti dhe vesa keni të njejtin shkëlqim,
ndaj erdha se,
Dua ta marr me vete në rrugëtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT