LËRENI QIELLIN REHAT
Harku qiellit të kuqrremtë buzë mbrëmjes,
i ngjan kulmit të çatisë që mbulon faltoret,
për ëndrat e lindura tej e përtej dhimbjes,
mijëra njerëz luten dhëmbja t”ju largohet.
Heshtni o njerëz të lodhur prej lutjes gjatë,
s’ka faj qielli,që ju tokën e mbillni me zjarr,
shembni ura dhe ëndrat digjni si bujashkë.
Mbillni lumej dashurie lëreni qellin rehat.